Ndalet eksporti i energjisë elektrike të Iranit në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33970-ndalet_eksporti_i_energjisë_elektrike_të_iranit_në_turqi
Zv/ministri i energjisë i Iranit ka thënë se për shkak të borxhit rreth 200 milion dollarë, Irani ka ndërprerë eksportin e energjisë elektrike për Turqinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 14:53 Europe/Tirane
  • Ndalet eksporti i energjisë elektrike të Iranit në Turqi

Zv/ministri i energjisë i Iranit ka thënë se për shkak të borxhit rreth 200 milion dollarë, Irani ka ndërprerë eksportin e energjisë elektrike për Turqinë.

Hoshdeg Felahtjan, Zv/ministri i energjisë i Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, duke thënë se para disa muajsh Irani ka ndërprerë eksportimin e energjisë për Turqinë, ka shtuar: Arsyeja kryesore e ndaljes së eksportit të energjisë elektrike të Iranit për Turqinë është mos shlyerja e borxhit nga ana e kompanisë turke. Zv/ministri i energjisë i Iranit tha se pavarësisht ndaljes së eksportit të energjisë elektrike për Turqinë, negociatat për pagimin e borxhit kanë rifilluar.