Irani nuk do e lërë të vetme Turqinë përballë kërcënimeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34120-irani_nuk_do_e_lërë_të_vetme_turqinë_përballë_kërcënimeve
Zv/presidenti i RII deklaroi se përballë kërcënimeve rajonale e ndërkombëtare, Turqia do të ketë përkrahjen e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 05, 2016 17:12 Europe/Tirane
  • Irani nuk do e lërë të vetme Turqinë përballë kërcënimeve

Zv/presidenti i RII deklaroi se përballë kërcënimeve rajonale e ndërkombëtare, Turqia do të ketë përkrahjen e Iranit.

Is’hak Xhehangiri, zv/president i parë i RII, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me Nehad Zibekci, ministër turk i ekonomisë, duke folur për disa mosmarrëveshje mes dy vendeve, mbi disa çështje rajonale, shtoi se këto mosmarrëveshje asnjëherë nuk do të bëhen shkak që Irani ta lërë të vetme Turqinë përballë rreziqeve dhe kërcënimeve rajonale e ndërkombëtare. Duke theksuar se Irani grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut në Turqi e konsideroi si rrezik për Turqinë, Iranin dhe rajonin, z. Xhehangiri shtoi se nëse Irani dhe Turqia do të kenë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me krizat e shkaktuara nga fuqitë e huaja në rajon, mund të neutralizohen të gjitha komplotet e armiqve. Zv/presidenti i parë i RII tha se nuk ekziston asnjë pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Turqisë dhe shtoi se të dy popujt presin zgjidhjen e problemeve e në veçanti të pengesave bankare për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Teheran-Ankara. Nga ana e tij, ministri turk i ekonomisë në këtë takim nënshkrimin e marrëveshjes tregtare mes Teheranit dhe Ankarasë e cilësoi si një kontratë historike dhe shtoi se dy vjet pas zbatimit të kësaj marrëveshje, niveli i eksporteve dhe importeve mes dy vendeve është rritur dukshëm. Nehad Zibekci grupin terrorist ISIS e cilësoi si rrezikun më të madh për botën islame dhe theksoi se vendet islamike duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për shpëtimin e rajonit nga ky grup barbar.