Hapet zyra e parë e tregtisë Iran-Turqi në Teheran
Nahad Zibakci, ministër i ekonomisë së Turqisë në krye të një delegacioni të lartë vizitoi Teheranin me qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve Iran-Turqi.
Ai në një konferencë për shtyp tha se shumë shpejt në Iran do të hapen 13 zyra tregtare të Turqisë në zona të ndryshme të Iranit, ku zyra e parë do të hapet në Teheran. Ministri Zibakci tha se Irani dhe Turqia kanë si objektiv të rrisin nivelin e shkëmbimeve tregtare deri në 30 miliard dollarë dhe shtoi: Në takimin që sot patëm me Mahmud Vaezi ministër i informacionit dhe teknologjisë së Iranit është rënë dakord për të krijuar kushtet e nevojshme për hapjen e kësaj zyre. Ministri turk i ekonomisë tha se mes Iranit dhe Turqisë ka disa mosmarrëveshje të cilat do të zgjidhen me përpjekjet dypalëshe.