Noubakht: Irani vendi me ekonominë më të stabilizuar në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34444-noubakht_irani_vendi_me_ekonominë_më_të_stabilizuar_në_rajon
Sipas raporteve të FMN, Irani ka ekonominë më të stabilizuar ndër vendet naftore të rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2016 16:46 Europe/Tirane
  • Noubakht: Irani vendi me ekonominë më të stabilizuar në rajon

Sipas raporteve të FMN, Irani ka ekonominë më të stabilizuar ndër vendet naftore të rajonit.

Kështu është shprehur sot Muhamed Bager Noubakht zëdhënës i qeverisë së Iranit i cili shtoi se në kushtet e veçanta aktuale vendet e rajonit dhe sidomos vendet prodhuese të naftës, ku asnjëri prej tyre nuk është përballur me kushtet e vështira të sanksioneve siç është përballur Iranit, po përballen me probleme ekonomike për shkak të uljes së çmimit të naftës. Vendet të pasura si Arabia Saudite janë duke ndjekur politikën e nxjerrjes së letrave me vlerë në valutë. Arabia Saudite ka nxjerrë letra me vlerë për 67 miliard dollarë ndërkohë që Irani ka stabilitet në ekonomi dhe në tregun e valutës. Ai sa i përket kontratës për blerjen e 18 avionëve nga kompania Airbus nëpërmjet kompanive leasing, tha se shumë kompani të tjera i kanë parashtruar Iranit kushtet e tyre.