Në Bruksel do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve Iran-BE
Maxhid Takhtravançi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në krye të një delegacioni ka shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të Iranit dhe Bashkimit Evropian.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se raundi i dytë i bisedimeve të Iranit dhe Bashkimit Evropian do të zhvillohet në Bruksel dhe do të kryesohet nga Maxhid Takhtravançi dhe Helga Shmitd, zv/shefja e diplomacisë evropiane. Raundi i parë i këtyre bisedimeve është zhvilluar në Teheran dhe në bazë të marrëveshjes që është arritur mes Iranit dhe BE, bisedimet dypalëshe do të zhvillohet çdo gjashtë muaj në Bruksel dhe Teheran. Bisedimet e Iranit dhe Bashkimit Evropian do të zhvillohen rreth çështjeve bilaterale në sfera të ndryshme dhe gjithashtu rreth zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas Takhtravançi, në këtë raund të bisedimeve do të bisedohet rreth çështjeve me interes të përbashkët të RII dhe BE si bashkëpunimi në sektorin e energjisë, transportit, arsimit dhe bashkëpunimit universitar.