Irani paralajmëron mbi pasojat e politizimit fetar të çështjeve të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34498-irani_paralajmëron_mbi_pasojat_e_politizimit_fetar_të_çështjeve_të_rajonit
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet e vendeve arabe dhe afrikane ka thënë se politizimi fetar i çështjeve të rajonit është faktor i rrezikshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2016 05:02 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron mbi pasojat e politizimit fetar të çështjeve të rajonit

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet e vendeve arabe dhe afrikane ka thënë se politizimi fetar i çështjeve të rajonit është faktor i rrezikshëm.

Sadik Husein Xhaberi Ansari, në një takim me Anika Suder zv/ministre e jashtme e Suedisë e cila ndodhet për një vizitë në Teheran tha: Disa faktorë në rajon përpiqen që çështjet e rajonit t’i lidhin me çështjet fetare dhe kjo do të ketë pasoja të rrezikshme. Ai tha se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizave të rajonit është dialogu serioz dhe respektimi i votës së popullit për përcaktimin e fatit të vendeve në krizë. Ansari shprehu shqetësimin mbi vazhdimin e sulmeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe njëkohësisht shprehu keqardhjen që Bashkësia Ndërkombëtare nuk i kushton rëndësi vrasjes së njerëzve në këtë vend. Nga ana e saj zv/ministrja e jashtme e Suedisë kërkoi që të përkushtohet më shumë vëmendje në çështje e rajonit dhe të gjenden rrugëzgjidhje politika për krizat aktuale.