Të drejtat e njeriut dhe shkëmbimet bankare, tema të bisedime Iran-BE
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34549-të_drejtat_e_njeriut_dhe_shkëmbimet_bankare_tema_të_bisedime_iran_be
Shefi i departamentit të Evropës dhe Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit tha se çështja e të drejtave të njeriut dhe shkëmbimet bankare janë temat kryesore të trajtuara në takimin e radhës Iran-BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2016 14:18 Europe/Tirane
  • Të drejtat e njeriut dhe shkëmbimet bankare, tema të bisedime Iran-BE

Shefi i departamentit të Evropës dhe Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit tha se çështja e të drejtave të njeriut dhe shkëmbimet bankare janë temat kryesore të trajtuara në takimin e radhës Iran-BE.

Maxhid Takhtrevanci pasi vuri në dukje se bisedimet mes Iranit dhe BE duhet të jenë të barabarta dhe me respekt reciprok shtoi: Tema e të drejtave të njeriut është një temë që kërkon shumë kohë me qëllim që palët të arrijnë në një përfundim të përbashkët dhe në disa çështje pikëpamjet nuk janë të njëjta. Sa i përket veprimtarisë së sistemit juridik të Iranit rreth çështjes së të drejtave të njeriut, z. Takhtrevanci tha: Sistemi juridik i Iranit në çështjen e të drejtave të njeriut jep mendimin e vet dhe për këtë arsye anëtarët e shtabit të të drejtave të njeriut në këtë sistem marrin pjesë në takimet Iran-BE. Ai ndër të tjera vuri në dukje se për herë të parë në takimin Iran-BE është diskutuar mbi bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Evropës. Sa i përket kërkesës së Brukselit për hapjen e zyrës përfaqësuese të BE në Teheran, z. Takhtrevanci tha: Evropianët janë të interesuar për hapjen e zyrës në Teheran dhe thonë se me zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe me hapjen e faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe, këto marrëdhënie duhet të ndiqen nëpërmjet zyrës së BE në Teheran. Vlen të theksohet se raundi i dytë i bisedimeve BE-Iran drejtohet nga Maxhid Takhtrevanci dhe nga Helga Shmidt.