Fillon raundi i ri i bisedimeve gjithëpërfshirëse mes Iranit dhe Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34561-fillon_raundi_i_ri_i_bisedimeve_gjithëpërfshirëse_mes_iranit_dhe_evropës
Në Bruksel filloi raundi i ri gjithëpërfshirëse mes RII dhe BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2016 16:39 Europe/Tirane
  • Fillon raundi i ri i bisedimeve gjithëpërfshirëse mes Iranit dhe Evropës

Në Bruksel filloi raundi i ri gjithëpërfshirëse mes RII dhe BE.

Delegacioni iranian në këto bisedime kryesohet nga zv/ministri i jashtëm iranian Maxhid Takht Revanchi, ndërsa delegacioni i BE kryesohet nga zv/shefja e politikës së jashtme të BE znj. Helga Shmdit. Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, në këto bisedime marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Iranit, të Bankës Qendrore dhe organit gjyqësor të Iranit, të cilët do të diskutojnë me funksionarët evropianë mbi zgjerimin e bashkëpunimit politik, monetar, bankar dhe mbi të drejtat e njeriut. Zgjerimi i ndërveprimeve bankare dhe monetare pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, si dhe bashkëpunimet politike mes Iranit dhe BE mbi çështjet rajonale e ndërkombëtare, do të diskutohen në takimin e Brukselit, por pjesë e këtyre bisedimeve do të jetë edhe bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik Iran-BE.