Salehi takohet me presidentin e Polonisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34654-salehi_takohet_me_presidentin_e_polonisë
Presidenti i Polonisë i quajti të pashembullta marrëdhëniet e Iranit dhe të Polonisë në të gjithë Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 10, 2016 11:09 Europe/Tirane
  • Salehi takohet me presidentin e Polonisë

Presidenti i Polonisë i quajti të pashembullta marrëdhëniet e Iranit dhe të Polonisë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Anderzej Duda, presidenti i Polonisë, në takim me Ali Akbar Salehi, zv/president dhe kryetari i Agjencisë Atomike të Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Varshavë, duke kujtuar marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, u shpreh optimist që Irani sa më shpejtë të arrijë pozitën e tij të merituar. Nga ana e tij, Ali Akbar Salehi vuri në duklje marrëdhëniet historike mes të dy vendeve dhe deklaroi: "Të përbashkëtat mes të dy vendeve mund të bëhen shkak për zgjerimin më të madh të marrëdhënieve bilaterale. Aspekti i përbashkët i Iranit dhe Polonisë është përpjekja e madhe e të dy vendeve për të ruajtur identitetin dhe pavarësinë e tyre. Salehi gjithashtu i kumtojë mesazhin e presidentit iranian z. Anderzej Duda dhe deklaroi se Teherani është i gatshëm për ta pritur në një vizitë në Teheran presidentin e Rumanisë. Ali Akbar Salehi gjatë kësaj vizite është takuar dhe ka biseduar edhe me zv,kryeministrin e kryetarin e Senatit të Polonisë.