Akordi i libanezëve, shembull për zgjidhjen e krizave në rajon
Shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në Ministrinë e Jashtme të Iranit ka thënë se akordi i arritur mes libanezëve për zgjedhjen e presidentit, është një shembull i mirë për zgjidhjen e krizave të rajonit.
Sadik Husein Xhaberi Ansari në një intervistë për agjencinë Ahad të lajmeve tha se marrëveshja e arritur mes grupeve libaneze ka ndikuar shumë në Liban dhe në rajon. Disa vende kishin kërkuar që çështja e presidentit të Libanit të zgjidhej nëpërmjet presionit të të huajve ndaj grupeve politike libaneze mirëpo Irani që në fillim duke kundërshtuar këtë propozim ka theksuar se çështja e presidentit të Libanit mund të zgjidhet vetëm me anë të një akordi të brendshëm mes grupeve libaneze. Sa i përket vizitës së Muhamed Xhavad Zarif në Liban, z. Ansari tha: Vizita e ministrit të jashtëm të Iranit në Libanit është vizita e parë e një delegacioni të lartë politik të një vend pas zgjedhjes së presidentit Mishel Oun. Delegacioni iranian i kryesuar nga ministri Zarif ka qëndruar në Liban për 2 ditë dhe është takuar me funksionarët e lartë të Libanit.