Zarif kërkon heqjen e kufizimeve tregtare mes Iranit dhe Sllovakisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34711-zarif_kërkon_heqjen_e_kufizimeve_tregtare_mes_iranit_dhe_sllovakisë
Ministri i Jashtëm i RII në takimin me homologun e tij sllovak në Bratislavë, kërkoi  heqjen e kufizimeve për marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe politike mes Iranit dhe Sllovakisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2016 15:52 Europe/Tirane
  • Zarif kërkon heqjen e kufizimeve tregtare mes Iranit dhe Sllovakisë

Ministri i Jashtëm i RII në takimin me homologun e tij sllovak në Bratislavë, kërkoi  heqjen e kufizimeve për marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe politike mes Iranit dhe Sllovakisë.

Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm i Iranit dhe Miroslav Laçkak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë, në takimin e zhvilluar sot në Bratislavë kërkuan shfrytëzimin e të gjitha potencialeve për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm iranian theksoi se Irani dhe Sllovakia mund të kenë bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat e në veçanti në sektorët e energjisë, teknologjisë dhe tranzitit të mallrave. Përsa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Zarif theksoi:” Kjo nuk është një marrëveshje mes Iranit dhe Amerikës, por atë e kanë nënshkruar edhe Rusia, Kina dhe BE dhe është konfirmuar edhe nga KS i OKB.” Ndërsa për krizën në Siri, ministri i Jashtëm iranian u shpreh se të gjitha vendet duhet t’a pranojnë se kriza siriane ka vetëm rrugëzgjidhje politike. Pas vizitës në Rumani, ministri i Jashtëm i RII arriti sot në Sllovaki ku do të takohet me funksionarët më të lartë të këtij vendi dhe më pas do të niset për në Pragë, kryeqytet i Republikës çeke.