Zarif takohet me kryetarin e Parlamentit të Çekisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34795-zarif_takohet_me_kryetarin_e_parlamentit_të_Çekisë
Ministri i Jashtëm i Iranit në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Parlamentit të Çekisë diskutoi mbi mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të forcimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2016 14:14 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me kryetarin e Parlamentit të Çekisë

Ministri i Jashtëm i Iranit në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Parlamentit të Çekisë diskutoi mbi mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të forcimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Z. Muhamed Xhevad Zarif, ministër i punëve të Jashtme të RII në takimin e zhvilluar sot në Pragë me z. Jan Hamacek, kryetar i Parlamentit të Republikës Çeke shkëmbeu pikëpamjet mbi marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe mbi krizat e ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Pas këtij takimi, ministri i Jashtëm iranian mbajti një fjalim të shkurtër para deputetëve të Parlamentit të Çekisë.