Pozita e veçantë kulturore e Iranit Islamik në Ballkan
Shefi i departamentit për çështjet ndërkombëtare në institutin kulturor dhe komunikimin islamik të Iranit kat hënë se kultura e lashtë dhe bashkëkohore e Iranit Islamik, gjuha dhe letërsia perse zënë një pozitë të veçantë në rajonin e Ballkanit.
Abas Khamejar për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore mes Iranit dhe vendeve të Ballkanit shkoi për një vizitë në Beograd kryeqytetin e Serbisë. Në lidhje me këtë vizitë ai tha: të përbashkëtat dhe e kaluara historike, kulturore dhe fetare e Iranit luan rolin e urës lidhëse mes Iranit dhe popujve të rajonit. Kultura iraniane në nivel botëror ka pasur rol të madh dhe kjo konsiderohet një prej karakteristikave të veçanta kulturore të Iranit. Khamejar sa i përket angazhimit të Iranit dhe rëndësisë së zgjerimit të kulturës iraniane në vendet ballkanike ka thënë: marrëdhëniet kulturore gjithmonë kanë luajtur rol të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare mes vendeve.