Ruhani: Industria iraniane e naftës ka habitur botën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35077-ruhani_industria_iraniane_e_naftës_ka_habitur_botën
Presidenti i RII deklaroi se kthimi i industrisë iraniane të naftës në nivelin e periudhës para sanksioneve, ka habitur të gjithë botën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2016 16:43 Europe/Tirane
  • Ruhani: Industria iraniane e naftës ka habitur botën

Presidenti i RII deklaroi se kthimi i industrisë iraniane të naftës në nivelin e periudhës para sanksioneve, ka habitur të gjithë botën.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, në ceremoninë e inaugurimit të projekteve të zhvillimit të fushës naftëmbajtëse Karun, në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit, duke theksuar se kjo fushë naftëmbajtëse aktualisht prodhon 300 mijë fuçi naftë në ditë, shtoi: Duke tërhequr investime dhe teknologji, niveli i prodhimit të kësaj fushe naftëmbajtëse do të shkojë në 1 milion fuçi naftë në ditë. Presidenti iranian tha se shumë qarqe dhe analistë të çështjeve të sektorit të naftës në botë, mendonin se do të duheshin vite që industria e naftës të arrinte nivelet e prodhimit të periudhës para sanksioneve, por në sajë të përpjekjeve të specialistëve iranianë, industria iraniane e naftës brenda shtatë muajve arriti nivelin e prodhimit para sanksioneve, madje e rriti edhe më shumë atë duke shkaktuar habinë e gjithë botës.