Ministri iranian i mbrojtjes: Bashkëpunimet Teheran-Pekin, garantues të paqes globale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35140-ministri_iranian_i_mbrojtjes_bashkëpunimet_teheran_pekin_garantues_të_paqes_globale
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i mbrojtjes së Kinës kanë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve mbrojtëse dhe ushtarake mes të dy vendeve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2016 10:40 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i mbrojtjes: Bashkëpunimet Teheran-Pekin, garantues të paqes globale

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i mbrojtjes së Kinës kanë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve mbrojtëse dhe ushtarake mes të dy vendeve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se gjeneral Husein Dehkan, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit sot në takim me gjeneral Chang Van Chuan, ministri i mbrojtjes së Kinës i cili po qëndron për një vizitë në Tehern, deklaroi: "Bashkëpunimet Teheran-Pekin, garantues të paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale". Gjeneral Dehkan, zgjerimin e bashkëpunimeve mbrojtëse-ushtarake afatgjate me Kinën, e quajti një prej prioriteteve kryesore të diplomacisë mbrojtëse të Iranit dhe shtoi: "Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Azi dhe në Oqeani është përgjegjësi e të gjitha vendeve të rajonit. Sot kërcënimi i ISIS dhe grupeve të tjera terroriste është shndërruar në një sfidë të rëndësishme rajonale dhe globale, prandaj përballje me këtë lloj të krizave ka nevojë për bashkëpunim të sinqertë dhe efikas të të gjitha vendeve të botës, sidomos të vendeve të cilat po përballen me kërcënimet terroriste". Ministri i mbrojtjes së Iranit gjithashtu deklaroi: "Republika Islamike e Iranit për shkak të eksperiencave gjatë disa viteve të fundit në fushën e luftës kundër terrorizmit, është e gatshme për bashkëpunim kolektiv për të luftuar terrorizmit beson se edhe Kina mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces". Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Kinës në këtë takim deklaroi: "Partneriteti mes interesave dhe pikëpamjeve të Kinës dhe Iranit në lidhje me çështje të ndryshme globale dhe rajonale, kanë lehtësuar rrugën për zgjerimin e bashkëpunimeve mbrojtëse-ushtarake mes të dy vendeve". Ai duke theksuar nevojën e zbatimit të saktë të marrëveshjes për bashkëpunim mbrojtëse-ushtarak mes Iranit dhe Kinës, u shpreh optimist se vizita e tij në Teheran do të jetë një fillim i ri në zgjerimin e marrëdhënieve mbrojtëse-ushtarake mes të dy vendeve.