BE do të respektojë marrëveshjen me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35179-be_do_të_respektojë_marrëveshjen_me_iranin
Siç njofton kanali televiziv Press Tv, ministrat e jashtëm të BE gjatë takimit të tyre në Bruksel, deklaruan se BE mbetet i angazhuar për respektimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 17:24 Europe/Tirane
  • BE do të respektojë marrëveshjen me Iranin

Siç njofton kanali televiziv Press Tv, ministrat e jashtëm të BE gjatë takimit të tyre në Bruksel, deklaruan se BE mbetet i angazhuar për respektimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Shefat e diplomacive të vendeve evropiane u kërkuan edhe palëve të tjera që nënshkruan këtë marrëveshje të respektojnë dhe t’a zbatojnë këtë marrëveshje tepër të rëndësishme. “Zbatimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin është i domosdoshëm për krijimin e mirëbesimit në marrëdhëniet me Teheranin”, u theksua nga ministrat e jashtëm të BE. BE gjithashtu mirëpriti vendimin e Uashingtonit për të autorizuar eksportin e avionëve të transportit civil në Iran.