Evropa e vendosur për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin
Evropa me anë të një deklarate edhe një herë është shprehur e vendosur për të zbatuar programin e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane në takimin e ministrave të jashtëm të BE, mbrojti marrëveshjen bërthamore dhe tha se zbatimi i programit të përbashkët të veprimit dhe mbrojtja e marrëveshjes bërthamore është në prioritet të BE. Mogherini tha se marrëveshja bërthamore është konfirmuar nga KS i OKB dhe mbështetja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje është përgjegjësi e këtij këshilli. Federika Mogherini duke u mbështetur në përfundimin e nxjerrë të korrikut 2015 dhe në deklaratën e përbashkët që ajo pati me Muhamed Xhavad Zarif ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, tha se BE është e vendosur që të zgjerojë bashkëpunimin me Iranin. Ministrat e jashtëm të BE gjatë takimit të tyre në Bruksel, deklaruan se BE mbetet i angazhuar për respektimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Shefat e diplomacive të vendeve evropiane u kërkuan edhe palëve të tjera që nënshkruan këtë marrëveshje të respektojnë dhe ta zbatojnë këtë marrëveshje tepër të rëndësishme. “Zbatimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin është i domosdoshëm për krijimin e mirëbesimit në marrëdhëniet me Teheranin”, u theksua nga ministrat e jashtëm të BE. BE gjithashtu mirëpriti vendimin e Uashingtonit për të autorizuar eksportin e avionëve të transportit civil në Iran. Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, është një marrëveshje ndërkombëtare dhe të gjitha palët duhet t'i përmbahen zotimeve të tyre. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 është miratuar në kuadër të rezolutës së KS të OKB. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Grupit 5+1, nuk është një çështje dypalëshe ose njëpalëshe, por është një marrëveshje shumëpalëshe e vendosur në kuadër të rezolutave të OKB. Ndërkohë Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se duke marrë parasysh përkushtimin e shteteve të botës ndaj Iranit, askush nuk mund ta prish marrëveshjen bërthamore. Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, theksoi: "Marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1, me ndërrimin e presidentit të Amerikës, nuk do të përballet me probleme. Pas marrëveshjes bërthamore duhet të hiqen të gjitha sanksionet dhe Irani do të vazhdojë fuqishëm rrugën e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe asnjë person as edhe Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, nuk mund ta prishë marrëveshjen bërthamore". Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim gjithashtu tha se Irani në atmosferën pas sanksioneve do të ecë drejt zhvillimit dhe progresit.