Ruhani: Populli iranian me unitet do të tejkalojë problemet
Punëdhënësit, kontraktorët, universitarët, industrialistët dhe populli i thjeshtë në qytete të ndryshme të Iranit duhet të unifikohen për të zgjidhur problemet e vendit.
Kështu u shpreh sot Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit me banorët e qytetit Karaxh në perëndim të Teheranit. Askush nuk mund të demoralizojë popullit tha presidenti iranian i cili shtoi mes qeverisë, populli dhe tre pushteteve në vend nuk mund të krijohet përçarje. Uniteti, talenti i iranianëve, liderishipi i guximshëm dhe njohur, uniteti mes 3 pushteteve dhe uniteti i forcave të armatosura si dhe përpjekjet e të gjithë kombit, janë faktorë që i dhanë mundësi Iranit të kalojë periudhën e luftës 8-vjecare, atë të despotizmit dhe të sanksioneve 12 vjeçare. Në të gjitha provinca lëvizja është drejtuar drejt progresit dhe zhvillimit, - tha në fjalën e tij presidenti Hasan Ruhani.