Kemalvendi: Finalizohet kontrata me kinezët për ridizajnimin e reaktorit Arak
Nëntor 16, 2016 12:44 Europe/Tirane
Zëdhënësi i ANEA ka thënë: Është finalizuar kontrata me kinezët për ridizajnimin e reaktorit bërthamor Arak.
Behruz Kemalvendi, zëdhënës i ANEA në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, duke folur në lidhje me kontratën mes Iranin dhe Kinës për ridizajnimin e reaktorit bërthamor Arak, ka thënë: Kjo çështje është finalizuar dhe tani janë duke u bërë veprime paralele nga të dyja palët, pra mosnënshkrimi i kontratës nuk pengon vazhdimin e punimeve. Zëdhënësi i ANEA ka deklaruar: Projektimi ishte faza e parë e ridizajnimit të reaktorit bërthamor Arak e kryer nga ana e ekspertëve iranianë dhe tani pritet të fillojë faza e detajuar.
Tags