Ruhani: Bashkëpunimi konstruktiv me botën, politikë e Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se bashkëpunimi konstruktiv me botën është perspektivë e politikave zhvillimore të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në takim me personalitete të ndryshme të provincës Alborz, deklaroi se bashkëpunimi me botën dhe marrëdhëniet e jashtme duhet të bazohen mbi forcën dhe bashkëpunimin konstruktiv dhe në këtë kuadër Irani për zhvillimin ekonomik, duhet të bëjë përpjekje për thithjen e investimeve të huaja. Hasan Ruhani në vazhdim theksoi nevojën e investimeve në sektorin e naftës dhe të gazit të Iranit dhe shfrytëzimin në nivel më të lartë fushat e përbashkëta naftore me vendet fqinjë. Irani ka shtuar prodhimin e naftës nga fushat e përbashkëta naftore me Irakun nga 45 mijë fuçi në rreth 300 mijë fuçi naftë në ditë. Z. Ruhani në lidhje me kontratën e Iranit me kompaninë e avionëve Air Bus, tha se kushti i Iranit për të bashkëpunuar me këtë kompani ishte prodhimi i pjesëve të duhura për këtë kompani, prandaj qendrat hulumtuese dhe universitare duhet të bëjnë përpjekje për të arritur këtë qëllim. Duke folur për rezultatet e marrëveshjes bërthamore, z. Ruhani deklaroi se rezultatet e marrëveshjes bërthamore janë të pakthyeshme dhe askush nuk mund ta prishë këtë marrëveshje. Me marrëveshjen bërthamore u vërtetua se pretendimet e ANEA për prodhimin e armëve bërthamore nga ana e Iranit ishin vetëm gënjeshtra dhe kështu u mbyll kjo dosje,- shtoi ndër të tjera presidenti i Iranit Hasan Ruhani.