Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndalimin e shitjes së avionëve Boeing Iranit.
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35464-dhoma_e_përfaqësuesve_miraton_ndalimin_e_shitjes_së_avionëve_boeing_iranit.
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, në një veprim tjetër kundër Iranit, miratuan projektligjin që ndalon shitjen Iranit të avionëve të transportit civil nga kompania amerikane Boeing.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2016 04:32 Europe/Tirane
  • Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndalimin e shitjes së avionëve Boeing Iranit.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, në një veprim tjetër kundër Iranit, miratuan projektligjin që ndalon shitjen Iranit të avionëve të transportit civil nga kompania amerikane Boeing.

Ky projektligj u miratua natën e kaluar me 231 vota pro dhe 181 vota kundër. Ky projektligj ndalon vendimin e administratës së presidentit Obama për shitjen e avionëve civilë Iranit. Një ditë më parë, presidenti i SHBA Barak Obama kishte paralajmëruar se do të vendosë veton ndaj projektligjit që konsiderohet si shkelje e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Miratimi i këtij projektligji në Senat do të ketë nevojë edhe për votën e senatorëve demokratë. Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit, ka shtyrë edhe për 10 vitet e ardhshme ligjin me anë të të cilit vihen sanksione kundër Iranit. Ligji për një dekadë sanksione kundër Iranit, është miratuar me shumicën e votës së përfaqësuesve demokratë dhe republikanë. Ligji në fjalë mori 419 vota pro kundrejt 1 vote kundër. Sanksionet dhjetëvjeçare kundër Iranit, janë miratuar vetëm pak pas fitores së Donald Trump në postin e presidentit i cili ka kritikuar politikat e qeverisë aktuale të Amerikës. Ndërkohë qeveria amerikane që nga koha e nisjes së zbatimit të marrëveshjes bërthamore, nuk ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje