Irani nuk ka asnjë gjykim për zgjedhjet presidenciale në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35524-irani_nuk_ka_asnjë_gjykim_për_zgjedhjet_presidenciale_në_shba
Lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke theksuar se Irani nuk ka asnjë gjykim në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, shtoi se Irani gjithmonë nga të dyja partitë kryesore amerikane ka parë vetëm armiqësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2016 16:56 Europe/Tirane
  • Irani nuk ka asnjë gjykim për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke theksuar se Irani nuk ka asnjë gjykim në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, shtoi se Irani gjithmonë nga të dyja partitë kryesore amerikane ka parë vetëm armiqësi.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit Islamik, në takimin e zhvilluar sot me mijëra përfaqësues të popullit të provincës Esfehan, foli edhe për rezultatin e  zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe theksoi: “Personi që është zgjedhur president i SHBA, gjatë garës elektorale deklaroi se, nëse paratë e shpenzuara nëpër luftëra do të shpenzoheshin brenda Amerikës, do ta kishin rindërtuar Amerikën, por kjo fjalë e drejtë nuk kuptohet nga qarqet luftënxitëse dhe nga kompanitë e mëdha të armatimeve në Amerikë, që mbijetesën e tyre e shohin vetëm tek lufta dhe vrasja e dhjetëra mijëra njerëzve”. Ajetollah Khamenei në vazhdim theksoi se gjatë debateve elektorale në Amerikë u diskutua shumë për varfërinë dhe problemet e shumta në këtë vend dhe shtoi: “Gjatë ditëve të fundit, Amerika paratë e taksapaguesve amerikanë i ka shpenzuar në luftëra të turpshme, rezultat i të cilave ka qenë vetëm vrasja e dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe shkatërrimi i infrastrukturave në Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe Jemen”. Duke folur mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, lideri suprem i revolucionit islamik theksoi: “Ne nuk kemi asnjë gjykim mbi zgjedhjet në Amerikë, sepse Amerika është po ajo Amerikë dhe gjatë 37 viteve të kaluara, nga dy partitë kryesore amerikane, Irani ka parë vetëm sherr dhe armiqësi”. Në përfundim Ajetollah Khamenei theksoi: “Ndryshe nga disa që festuan apo u hidhëruan për rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, ne as nuk festojmë dhe as nuk hidhërohemi, sepse për ne nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk kemi asnjë shqetësim dhe me ndihmën hyjnore, jemi të gatshëm për çdo eventualitet”.