Turqia dhe Irani të vendosur për thellimin e bashkëpunimit
Nëntor 18, 2016 16:20 Europe/Tirane
Turqia dhe Irani janë duke shqyrtuar strategjitë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Ibrahim Taherian Fard, ambasador i Iranit në Ankara dhe Jusef Bejazit, kryetar i grupit për miqësi parlamentare Turqi-Iran, të premten në një takim të zhvilluar në Ankara, kanë thënë se konsultat e grupeve të miqësisë parlamentare të të dyja vendeve në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet e rëndësishme rajonale, janë shumë të rëndësishme për të dyja vendet. Ata po ashtu kanë theksuar edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Tags