Zv/ministri i jashtëm iranian takohet me ministrin e jashtëm të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35647-zv_ministri_i_jashtëm_iranian_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_francës
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Francës, ka shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore Iran-Grupi 5+1, si dhe ka biseduar me palën franceze në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2016 03:14 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i jashtëm iranian takohet me ministrin e jashtëm të Francës

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Francës, ka shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore Iran-Grupi 5+1, si dhe ka biseduar me palën franceze në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Maxhid Takhtravançi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, të premten në takim Jean Marc Ayrault, ministrin e jashtëm të Francës, u shpreh i kënaqur me nivelin aktual të bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e marrëdhënieve ekonomike dhe theksoi për përmirësimin e marrëdhënieve bankare mes të dy vendeve. Z. Takhtravançi në këtë takim kërkoi një përkushtim serioz të palëve për zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Nga ana e tij, ministri i punëve të jashtme të Francës në këtë takim vuri në dukje vizitën e vitit të kaluar të z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në Francë dhe u shpreh optimist se zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara gjatë asaj vizite do të vazhdojë me një dinamizëm më të madh. Jean Marc Ayrault në këtë takim gjithashtu ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1.