Marrëdhëniet bankare të Iranit me 42 vende të botës
(last modified Sat, 19 Nov 2016 12:04:36 GMT )
Nëntor 19, 2016 13:04 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet bankare të Iranit me 42 vende të botës

Drejtori për çështje ndërkombëtare i Bankës për zhvillim dhe eksport i RII, ka thënë se Irani ka marrëdhënie bankare me 42 banka botërore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hamidreza Ma'budi, drejtori për çështje ndërkombëtare i Bankës për zhvillim dhe eksport i RII, të shtunën ka thënë se marrëdhëniet bankare të Iranit me Amerikën qëndrojnë të mbyllura, por llogaritë e RII në dollarë janë aktivizuar në bankat e huaja. Ma'budi ka thënë se pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore është aktivizuar sistemi i SWIFT-it bankar të RII në sistemet ndërkombëtare, posaçërisht i Bankës për zhvillim dhe eksport me bankat e ndryshme botërore. Drejtori për çështje ndërkombëtare i Bankës për zhvillim dhe eksport i RII po ashtu ka thënë se edhe llogaritë bankare të Iranit në euro që ishin mbyllur për shkak të sanksioneve të padrejta kundër RII, janë hapur pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tashmë janë hapur edhe llogaritë në Jenin japonez dhe frangun zviceran.

 

Tags