Presidenti slloven paralajmëron për pasojat moszbatimit të marrëveshjes bërthamore
Presidenti i Sllovenisë deklaroi se krijimi i pengesave për zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit me Grupin 5+1, do të krijojë mosbesim në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Borut Pahor, presidenti i Sllovenisë i cili të hënën ka arritur në Teheran, në një prononcim për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, tha se marrëveshja bërthamore i Iranit me Grupin 5+1 është një sukses i madh dhe lëkunda e secilës palë të kësaj marrëveshje, do të ketë pasoja të këqija për paqen dhe sigurinë në botë. Borut Pahor në lidhje me qëllimet e vizitës së tij në Iran, deklaroi se forcimi i marrëdhënieve, riaktivizimi i bashkëpunimeve ekonomike dhe njohja më e mirë me popullin e Iranit, janë prej qëllimeve të vizitës së tij në Iran. Presidenti slloven theksoi se qëllimi i vizitës së delegacionit ekonomik të Sllovenisë në Iran është nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale.