Irani përgënjeshtron pretendimet e sionistëve në KS të OKB
Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka përgënjeshtruar pretendimet e regjimit sionist kundër Iranit dhe i ka quajtur ato gënjeshtra të përsëritura.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Gholamhusjen Dehkani, zv/përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ka reaguar ndaj pretendimeve të regjimit sionist kundër Iranit dhe ka deklaruar se pretendimet e përfaqësuesit të regjimit sionist për paraqitjen e informacioneve të reja në KS të OKB, ashtu si gjithmonë janë pretendime të pabaza që nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi për vërtetimin e tyre. Z. Gholamhusejn Dehkani shtoi se pretendimet se Irani ka shkel rezolutat e KS të OKB bëhen nga një regjim i cili në mënyrë të paturpshme ka shkelur dhe injoruar të gjitha rezolutat e AP dhe të KS të OKB të cilat kanë dënuar këtë regjimi gjatë viteve të kaluara. Regjimi kriminal dhe okupator sionist është një regjim mashtrues dhe hipokrit i cili për dekada me radhë ka pushtuar territorin e Palestinës dhe ka shkelur të drejtat njerëzore të popullit palestinez dhe po vazhdon akoma terrorin dhe vrasjen kolektive të civilëve palestinezë duke përfshirë grat dhe fëmijët, ndërsa tani akuzon Iranin për mbështetje ndaj terrorizmit. Qëllimi i regjimit sionist me paraqitjen e këtyre pretendimeve dhe akuzave është devijimi i vëmendjes së Bashkësisë Ndërkombëtare nga vazhdimi i bllokadës së Gazës, nga bombardimet e vendbanimeve civile, shkollave dhe spitaleve në territoret e pushtuara palestineze, - theksoi ndër të tjera zv/përfaqësuesi i RII në OKB z. Gholamhusejn Dehkani.