Miratohet rezoluta për bashkëpunim të ECO-s me OKB në AP
Rezoluta për bashkëpunim mes OKB dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) në të cilën Irani është kryesues i radhës, është miratuar me unanim votash në takimin e 71-të të AP të OKB. Kjo rezolutë pas dy muaj shqyrtimi, është miratuar të martën me unanim votash në takimin e AP të OKB.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Dehkani, zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, deklaroi se ECO me dhjetë anëtarë nga Azia Perëndimore, Azia Qendrore dhe Kaukazi, e lidh Evropën me Kinën dhe Rusinë me Gjirin Persik. Gholamhusejn Dehkani vuri në dukje zgjerimin e bashkëpunimeve të ECO-s me OKB dhe shtoi: "Zgjerimi i këtyre bashkëpunimeve në tre dekadat e kaluara gjithnjë ka qenë një prej prioriteteve të kësaj organizate. ECO nga njëra anë vepron si një mekanizëm për bashkëpunim rajonal në rrugën e zhvillimit dhe progresit të vendeve anëtare të saj dhe nga ana tjetër, me veprimin e saj në nivel ndërkombëtar, jep një ndihmë të madhe për zbatimin e programeve globale në nivel rajonal të ECO-s. Këto bashkëpunime janë reciproke dhe ECO me forcimin e marrëdhënieve të saj me OKB, mund të shfrytëzojë potencialet, resurset dhe eksperiencën shkencore të agjencive të kësaj organizate ndërkombëtare",- tha ndër të tjera Gholamhusejn Dehkani. Vlen të theksohet se Republika Islamike e Iranit, Turqia, Pakistani, Afganistani, Republika e Azerbajxhanit, Kazakistani, Turkmenistani, Kirkizistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani janë anëtarë të ECO-s.