Mesazh ngushëllimi i z. Ruhani për vdekjen e liderit të revolucionit kuban
Presidenti i RII me anë të një mesazhi, u shprehu ngushëllimet e sinqerta popullit dhe qeverisë kubane me rastin e vdekjes së Fidel Kastros, liderit të revolucionit të madh kubanez.
Dr. Hasan Ruhani, president i RII, në këtë mesazh theksoi se Fidel Kastro ishte një luftëtar i palodhur në rezistencën kundër imperializmit ndërkombëtar dhe një shembull frymëzues për popujt liridashës të botës. Në mesazhin e z. Ruhani thuhet: “Në epokën kur popujt e shtypur të botës vuajnë nga shkelja e të drejtave më elementarë dhe më themelore të njeriut si paqja, drejtësia dhe liria, fatmirësisht njerëzit trima, të guximshëm dhe kurajoz si Fidel Kastro, përpiqen deri në çastet e fundit të jetës së tyre për realizimin e aspiratave të popujve për liri e drejtësi”. Presidenti iranian në këtë mesazh i uroi qeverisë dhe popullit kuban suksese, krenari dhe progres të mëtejshëm. Fidel Kastro lider i madh i revolucionit kuban u nda sot nga jeta në moshën 91 vjeçare.