Rrëzohet helikopteri i kompanisë kombëtare iraniane të naftës
Nëntor 27, 2016 18:24 Europe/Tirane
Për shkak të rrëzimit të helikopterit të kompanisë kombëtare iraniane të naftës në detin Kaspik, kanë humbur jetën të 5 personat që ndodheshin në bord.
Muxhtaba Akbari, drejtori ekzekutiv i komitetit të Gjysmë Hënës së Kuqe në provincën Mazandaran në veri të Iranit tha se helikopteri ka rënë në distancën 20 km larg portit Amirabad në detin Kaspik. Helikopteri kishte shkuar në platformën e naftës në detin Kaspik për të transportuar një të sëmurë me infarkt në zemër. Vendi i rrëzimit të helikopterit është rreth 1 milje larg bregut të detit. Deri tani nuk është gjendur kutia e zezë e helikopterit edhe pse thuhet se një defekt teknik është bërë shkak për rrëzimin e tij.