Bisedë telefonike e krerëve të Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36781-bisedë_telefonike_e_krerëve_të_iranit_dhe_rusisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Rusisë të hënën në mbrëmje në një bisedë telefonike, kanë biseduar në lidhje me tregun e naftës dhe rëndësinë e kufizimit të sasisë së prodhimit të naftës për krijimin e stabilitetit në treg.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 29, 2016 02:57 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e krerëve të Iranit dhe Rusisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Rusisë të hënën në mbrëmje në një bisedë telefonike, kanë biseduar në lidhje me tregun e naftës dhe rëndësinë e kufizimit të sasisë së prodhimit të naftës për krijimin e stabilitetit në treg.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hasan Ruhani dhe Vladimir Putin, presidentët e Iranit dhe të Rusisë, gjatë kësaj bisede telefonike kanë rënë dakord që Irani dhe Rusia të kenë koordinim në këtë fushë. Presidentët e Iranit dhe Rusisë me këtë rast kanë theksuar rëndësinë e veprimeve të OPEC për të kufizuar sasinë e prodhimit në kuadër të krijimit të një stabiliteti më të fortë në tregjet e naftës. Hasan Ruhani dhe Vladimir Putin gjithashtu kanë theksuar për vazhdimin e bashkëpunimeve të afërta për gjetjen e një rrugëzgjidhje afatgjate për krizën e Sirisë. Bashkëpunimet bilaterale ekonomike ishin temë tjetër e kësaj bisede telefonike. Vladimir Putin gjatë kësaj bisede telefonike gjithashtu i shprehu ngushëllime qeverisë dhe popullit iranian për viktimat e aksidentit të dy trenave që ndodhi ditë më parë në provincën Semnan të Iranit. Nga ana e tij, presidenti iranian falënderoi presidentin rus për ngushëllimet e tij dhe mirëprit zhvillimin pozitiv të bashkëpunimeve mes të dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike.