Takimi ndërkombëtar tregtar i Iranit në Angli
Në prani të funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit dhe të Anglisë, në Londër është organizuar takimi ndërkombëtar tregtar i Iranit.
Takimi është quajtur Tregu i Kompanive iraniane dhe është organizuar nga instituti Grupi Persian Inteligjent dhe Frointer Exchange në bashkëpunim me dhomën e tregtisë, industrisë, minierave dhe bujqësisë së Teheranit dhe ministrisë së tregtisë ndërkombëtare të Anglisë. Ky takim u organizua me qëllim garantimin e fondeve dhe thithjen e investitorëve për zbatimin e projekteve të zhvillimit në Iran. Takimi ka analizuar heqjen e sanksioneve pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe ndikimin e tyre në zgjerimin e tregtisë me Iranin. Husein Alabi një prej afaristëve kryesorë të këtij takimi ndërkombëtar ka thënë se investitorët e huaj janë të informuar se Irani ka industri të larmishme dhe mundësi të shumta investimi sidomos në sektorin e naftës, gazit, minierave dhe teknologjisë dhe deri më sot janë organizuar shumë takime profesionale për propagandimin e kompanive iraniane.