Zangane: Irani do të zbatojë akordet e OPEC-ut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36877-zangane_irani_do_të_zbatojë_akordet_e_opec_ut
Ministri iranian i naftës tha se Republika Islamike të Iranit do të zbatojë akordet e arritura në takimin e OPEC-ut në Algjeri.  Siç vuri në dukje ministri Bizhan Namdar Zangane, Irani do të ruajë kuotën për të cilën është zotuar në takimin e shtatorit të kaluar të OPEC-ut në Algjeri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2016 16:37 Europe/Tirane
  • Zangane: Irani do të zbatojë akordet e OPEC-ut

Ministri iranian i naftës tha se Republika Islamike të Iranit do të zbatojë akordet e arritura në takimin e OPEC-ut në Algjeri.  Siç vuri në dukje ministri Bizhan Namdar Zangane, Irani do të ruajë kuotën për të cilën është zotuar në takimin e shtatorit të kaluar të OPEC-ut në Algjeri.

Në takimin e anëtarëve të OPEC-ut në Algjeri është rënë dakord që Irani të ruajë kuotën e prodhimit të 4.1 milion fuçive naftë në ditë. Ministri Bizhan Namdar Zangane premtoi se Irani do të riarrijë nivelin 13% të tij në kuotën e OPEC-ut, të cilin e ka pasur përpara vendosjes së sanksioneve. Nesër në Vjenë do të mbahet takimi i 171-të i ministrave të naftës së vendeve anëtare të OPEC-ut ku do të analizohet çështja e çmimit të naftës dhe e uljes së prodhimit.