Kasemi: Irani do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë luftën kundër terroristëve takfiristë.
I pranishëm në ceremoninë e varrimit të martirëve të tragjedisë terroriste në Hela të Irakut, Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave tha: “ Terroristët takfiristë në vazhdën e akteve të tyre kriminale dhe çnjerëzore kanë sulmuar pelegrinët huseinianë. Populli dhe qeveria iraniane janë të vendosur për të vazhduar luftën kundër terrorizmit takfirist. Mbështetësit dhe përkrahësit e terroristëve e dinë shumë mirë se zgjimi i popujve të rajonit do të japë atyre një rezultat të turpshëm. Veprimet çnjerëzore dhe të tmerrshme të terroristëve dhe mbështetësve të tyre nuk do të sjellin asnjë rezultat”. Vlen të theksohet se nga sulmi terrorist kundër pelegrinëve iranianë në rajonin Shumali të qyteti Hela në Irak, më shumë se 100 pelegrinë huseinianë kanë humbur jetën dhe janë plagosur.