Irani dhe Bosnja & Hercegovina kanë potenciale të mëdha për zgjerimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37048-irani_dhe_bosnja_hercegovina_kanë_potenciale_të_mëdha_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve
Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 01, 2016 07:04 Europe/Tirane
  • Irani dhe Bosnja & Hercegovina kanë potenciale të mëdha për zgjerimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Fadil Navaliç, kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinë, në takim me Mahmud Hejdari, ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë, vuri në dukje rastet e krijuara për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve dhe shtoi se Bosnja dhe Irani kanë potenciale të mëdha për zgjerimin e marrëdhënieve të tyre në fusha të ndryshme. Kryeministri boshnjak në këtë takim vuri në dukje edhe vizitën e delegacionit të lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës të kryesuar nga presidenti Bakir Izetbegoviç në Teheran dhe tha se kjo vizitë ka krijuar kushte të përshtatshme për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, prandaj duhet të shfrytëzohen këto kushte sa më shumë. 

Nga ana e tij Mahmud Hejdari, ambasadori i Iranit në Sarajevë, në këtë takim deklaroi se Irani është i gatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve me Bosnjën dhe Hercegovinën në fusha të ndryshme ekonomike, politike, shkencore dhe kulturore.