Dërgesa e tretë e ndihmave humanitare të Iranit në Alepo
Dhjetor 01, 2016 19:23 Europe/Tirane
Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të RII bëri të ditur se dërgesa e tretë me ndihma humanitare të Iranit ka arritur në Alepo në veri të Sirisë.
Z. Murteza Selimi tha se në këtë dërgesë përfshihen 315 mijë konserva peshku, 80 tonë tenda dhe pajisje për ngrohje, 1400 pako me ushqime, 8 tonë medikamente dhe 700 mijë pako me ujë të pijshëm. Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të RII theksoi se këto ndihma janë dërguar për banorët e pjesës lindore të Alepos të cilët kanë mundur të largohen nga zonat e kontrolluara nga terroristët dhe që kanë nevojë emergjente për ndihma humanitare.
Tags