Ruhani: Irani ka mundur të depozitojë 20 % të të ardhurave të naftës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se megjithë problemet, intrigat dhe uljen e çmimit të naftës në tregun botëror, Irani ka mundur të depozitojë 20 % të të ardhurave të naftës.
Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, duke folur sot në ceremoninë e inaugurimit të dy projekteve madhore të ujësjellësit në qytetin Mashad në verilindje të Iranit, theksoi se depozitimi i 20 % të të ardhurave të naftës në fondin e rezervave valutore të vendit dëshmon qartë për forcën e popullit dhe të qeverisë së Iranit. Ai tha se në një kohë kur Arabia Saudite ka tërhequr 100 miliardë $ nga rezervat valutore dhe këtë veprim e kanë kryer edhe vendeve e tjera prodhuese të naftës për shkak të rënies së çmimit në tregun botëror, vetëm Irani i ka shtuar rezervat e tij valutore. Ruhani shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e vendeve të OPEC-ut për reduktimin e prodhimit të naftës dhe shtoi se aktualisht, RII eksporton 2 milionë fuçi naftë në ditë si dhe mbi 500 mijë fuçi gaz natyror.