Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Kinës në Pekin
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës gjatë takimit të tyre në Pekin diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe mbi nivelin e marrëdhënieve dypalëshe.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik sot arriti në Kinë ku u takua me Vang Ji ministër i jashtëm i Kinës. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës në këtë takim shqyrtuan situatën e fundit të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Me këtë rast ministri Zarif foli mbi marrëdhëniet e vjetra mes Iranit dhe Kinës dhe tha: Nuk ekziston asnjë element që mund të pengojë zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Kinës. Ai përmendi vizitën e Shi Xhin Ping në Teheran dhe tha: Kjo vizitë mund të ndihmojë shumë thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të të dy vendeve. Pas takimit në fjalë ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës do të mbajnë një konferencë për shtyp ku do tu përgjigjen interesit të gazetarëve. Pas kësaj ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, do të ketë një takim me Xhan Gueli kryeministër i Kinës. Pjesëmarrja në seminaret për prezantimin e mundësive të investimit në Iran, takimi me rektorin e universitetit të Pekinit dhe fjalimi në këtë universitet, janë pjesë e axhendës së Zarif, ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij në Kinë.