Zarif: Bashkëpunimet e Iranit dhe Kinës janë strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37645-zarif_bashkëpunimet_e_iranit_dhe_kinës_janë_strategjike
Ministri i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nuk ekziston kurrfarë tavani në procesin e zgjerimit të bashkëpunimeve të Iranit dhe Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 10:33 Europe/Tirane
  • Zarif: Bashkëpunimet e Iranit dhe Kinës janë strategjike

Ministri i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nuk ekziston kurrfarë tavani në procesin e zgjerimit të bashkëpunimeve të Iranit dhe Kinës.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i Republikës Islamike të Iranit, të martën në takim me tregtarët iranian dhe kinezë në Pekin, deklaroi se presidentët e Iranit dhe të Kinës, duke marrë parasysh potencialet ekzistuese, kanë vendosur të shndërrojnë marrëdhëniet historike në marrëdhënie strategjike mes të dy vendeve dhe kjo tregon vullnetin serioz të Qeverisë së Iranit dhe të Kinës për forcimin e marrëdhënieve.

Zarif shtoi se Kina është partner strategjik i Iranit dhe ka qenë mik i Iranit në kushte të vështira, prandaj Teherani është i sigurt se marrëdhëniet mes të dy vendeve do të vazhdojnë në nivel edhe më të mirë se tani. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu vlerësoi edhe iniciativën e presidentit të Kinës për krijimin e rrugës së mëndafshit në formën e re.

Vlen të theksohet se ministri i jashtëm iranian të martën në mbrëmje do të shkojë në Japoni.