Ministri i jashtëm i RII nga Kina shkon në Japoni
Dhjetor 06, 2016 13:36 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i RII i cili së bashku me një delegacion kishte udhëtuar në Kinë, në vazhdim të vizitës së tij, nga Pekini ka udhëtuar për në Tokio, kryeqytet i Japonisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII gjatë vizitës në Tokio do të takohet me Shinzo Aben, kryeministër i Japonisë, me ministrat e jashtëm, të industrisë, dhe ekonomisë, si dhe me drejtorin e Organizatës për tregti të huaj të Japonisë. Mohamed Xhevad Zarif po ashtu gjatë kësaj vizite do të mbajë një fjalim në Instituti për studime ndërkombëtare të Japonisë si dhe në seminarin e ekonomisë ku do të jenë të pranishëm tregtarë iranianë dhe japonezë.
Tags