Zarif: Irani dhe Japonia synojnë të ngrenë nivelin e marrëdhënieve bilaterale
(last modified Wed, 07 Dec 2016 05:46:16 GMT )
Dhjetor 07, 2016 06:46 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani dhe Japonia synojnë të ngrenë nivelin e marrëdhënieve bilaterale

Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas arritjes në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, ka theksuar ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale të Iranit dhe Japonisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, të martën në një prononcim për gazetarët në aeroportin e Tokios, deklaroi: "Në vizitën në Japoni, ashtu sikur në vizitën në Indi dhe Kinë, pjesa më e madhe e bisedimeve do të jenë rreth ngritjes së nivelit të marrëdhënieve bilaterale ekonomike dhe politike. Të mërkurën do të zhvillohet takimi i madh ekonomik i Iranit dhe Japonisë mes funksionarëve japonezë dhe delegacionit të madh ekonomik-politik të Iranit i cili ka arritur në Japoni për të krijuar rrethanat për eksport dhe import më të madh dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve të përbashkëta. Gjatë kësaj vizite gjithashtu do të zhvillohen edhe bisedimet e zakonshme politike me funksionarët e Japonisë rreth çështjeve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare",- shtoi ndër të tjera ministri i jashtëm iranian. Vlen të theksohet se Muhamed Xhavad Zarif në aeroportin e Tokios është pritur nga Oe Mura, drejtori i përgjithshëm për Lindjen e Mesme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, Hirojasu Kubajashi, ambasadori i Japonisë në Teheran dhe Reza Nazar Ahahari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tokio. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës në Tokio do të zhvillojë takime dhe bisedime me Shinzu Abe, kryeministrin japonez, me ministrat e jashtëm, të industrisë, tregtisë dhe të ekonomisë së Japonisë, si dhe me kryetarin e Organizatës për Tregti të Jashtme të Japonisë. Muhamed Xhavad Zarif para Japonisë, ka zhvilluar vizita në Indi dhe Kinë dhe vizita në Tokio është faza e fundit e turneut të tij në tre vendet e Azisë.

Tags