Irani hedh poshtë pretendimet e Arabisë Saudite
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve të publikuara në lidhje me dënimin e një celule spiunazhi të Iranit nga ana e një gjykate të Arabisë Saudite dhe ka theksuar akuzat e tilla të kota dhe të pabaza bëhen vetëm me qëllime politike.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Bahram Ghasemi të martën në mbrëmje ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit nuk ka patur dhe nuk ka kurrfarë veprimtarie në Arabinë Saudite në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare dhe parimet diplomatike në Arabinë Saudite dhe këto akuza janë gënjeshtra. Bahram Ghasemi shtoi: "Arabia Saudite nuk duhet të mundohet të akuzojë Republikën Islamike të Iranit në mënyrë të kotë me qëllim të përfitimeve të politike dhe për të shtuar tensionet". Në lidhje me pretendimin e autoriteteve saudite se një prej personave të akuzuar ishte iranian, Bahram Ghasemi ka thënë: "Qeveria e Arabisë Saudite deri më tani nuk ka dhënë kurrfarë informacione për Republikën Islamike të Iranit në lidhje me identitetin dhe akuzat e këtij personi të pretenduar si agjent iranian. Politika parimore e Republikës Islamike të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, është respektimi i fqinjësisë së mirë, respekti reciprok dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera",- tha ndër të tjera Bahram Ghasemi. Vlen të theksohet se Gjykata Penale e Arabisë Saudite të martën pas procesit gjyqësor dhjetë mujor kundër 15 personave të akuzuar si agjentë të Iranit, ka lëshuar verdiktin e parë për ekzekutimin e tyre. Shumica e këtyre personave janë personalitete të njohura të myslimanëve shiitë të Arabisë Saudite të cilët për shkak të kundërshtimit me politikat e vendit të tyre ose për shkak të kritikave ndaj sunduesve të regjimit Al Saud, janë akuzuar për spiunazh në favor të Iranit.