Tregu botëror i naftës dhe shpresat për rikthimin e Iranit
Zv/drejtori i përgjithshëm i kompanisë anglo-holandeze Shell ka thënë se tregu botëror i naftës, ka hapur perspektiva të reja për kthimin e Iranit në arenën ndërkombëtare.
Hans Naikamp, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes kompanisë Shell dhe kompanisë iraniane të naftës në Teheran, pasi vuri në dukje se industria e Iranit ka mbetur në vend gjatë kohës së sanksioneve tha se mes Shell-it dhe Iranit është hapur një faqe e re bashkëpunimi. Kompania iraniane e naftës dhe kompania Shell dje kanë rënë dakord për nisjen e hulumtimeve dhe studimeve në 3 fusha të naftës dhe gazit në rajonin Azadegan i jugut, Jadavaran dhe Kish. Naikamp tha se modelet e reja të kontratave të naftës ka krijuar mundësi për më shumë bashkëpunim me karakter fitues-fitues dhe shtoi: Shell është duke analizuar rrugët më efikase për të bashkëpunuar me kompaninë iraniane të naftës. Ai vuri në dukje se Irani ka bërë progrese të shumta në prodhimin e gazit natyror dhe shtoi se ky kapacitet mund të përdoret për më shumë zhvillime industriale brenda dhe jashtë vendit.