Kryetari i Presidencës së Iranit viziton në Zvicër
Kryetari i Presidencës së Republikës Islamike të Iranit ka shkuar për një vizitë në Zvicër për zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bankare dhe bashkëpunimeve financiare monetare me këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Nahavendian, kryetari i zyrës së Presidencës së Iranit, të mërkurën në mbrëmje ka shkuar në Zvicrës për tu takuar me presidentin dhe drejtuesit e bankave të Zvicrës dhe për të diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe bankare me këtë vend. Muhamed Nahavandian gjatë kësaj vizite të enjten do të takohet dhe bisedojë me Johann Schnaider-Ammann, presidentin e Zvicrës. Muhamed Navandian gjithashtu gjatë takimit me drejtuesit bankarë të Zvicrës do të shqyrtojë rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve bankare dhe bashkëpunimeve financiare dhe monetare mes të dy vendeve. Vizita e kryetarit të Presidencës së Republikës Islamike të Iranit në Zvicër zhvillohet me ftesë të presidentit të Zvicrës për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme që janë nënshkruar mes presidentëve të Iranit dhe Zvicrës në shtatorin e kaluar në selinë e OKB në Nju Jork për zgjerimin e marrëdhënieve bashkëpunimeve bankare dhe monetare.