Mesazhi i liderit suprem për mbledhjen kombëtare të namazit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37873-mesazhi_i_liderit_suprem_për_mbledhjen_kombëtare_të_namazit
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi dërguar me rastin e mbledhjes kombëtare të namazit vuri në dukje përgjegjësinë e koordinimit në faljen e namazit dhe theksoi: "Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet e duhura për organizimin e ceremonisë për faljen e namazit dhe për prezantimin e namazit ashtu siç e meriton".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2016 10:51 Europe/Tirane
  • Mesazhi i liderit suprem për mbledhjen kombëtare të namazit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi dërguar me rastin e mbledhjes kombëtare të namazit vuri në dukje përgjegjësinë e koordinimit në faljen e namazit dhe theksoi: "Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet e duhura për organizimin e ceremonisë për faljen e namazit dhe për prezantimin e namazit ashtu siç e meriton".

Në mesazhin e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit i cili u lexua nga Huxhetul-islam Husejni Hamedani, përfaqësuesi i liderit suprem në provincën Alborz dhe imami i xhumasë në Karaxh, thuhet: "Namazi është një portë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë që nëpërmjet saj mund të arrihet deri tek udhëzimi dhe mëshira e Zotit të madhëruar dhe mund të sistemohet jeta në mënyrë më të mirë dhe me plotë mirësi hyjnore". Ajetullah Khamenei në këtë mesazh saktësoi: "Shëndeti shpirtëror i çdo individi varët nga namazi dhe rruga e drejtë dhe jeta e mirë e çdo shoqërie gjithashtu realizohet me faljen e namazit. Theksimi në faljen e namazit në Kur'anin e shenjtë dhe në sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nuk ka qëllim tjetër, përveçse të vërtetohet se kjo është një portë e mëshirës hyjnore e cila është e hapur për çdo individ të shoqërisë islame. Përgjegjësit fetarë dhe klerikët që kanë për detyrë predikimin fetar dhe mësimin e fesë dhe të gjithë besimtarët myslimanë, duhet të kryejnë detyrën e tyre në faljen e namazit". Vlen të theksohet se mbledhja e 25-të kombëtare e namazit ka filluar punën sot (të enjten) në mëngjes në prani të ministrit të kulturës dhe edukimit islamik të Iranit dhe me pjesëmarrjen e imamëve të xhumasë të provincave të ndryshme të Iranit dhe të funksionarëve të tjerë shtetërorë dhe shoqëror në qytetin Karaxh të Iranit.