Bashkëpunim i ri ekonomik midis Iranit dhe Zvicrës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37993-bashkëpunim_i_ri_ekonomik_midis_iranit_dhe_zvicrës
I ngarkuari me punë i RII në Zvicër, ka thënë se bashkëpunimi i ri ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve po merr formë të re.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 11:41 Europe/Tirane
  • Bashkëpunim i ri ekonomik midis Iranit dhe Zvicrës

I ngarkuari me punë i RII në Zvicër, ka thënë se bashkëpunimi i ri ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve po merr formë të re.

Mehdi Abdi, i ngarkuari me punë i RII në Zvicër, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke u shprehur optimist në lidhje me marrëdhëniet tregtare midis Iranit dhe Zvicrës, ka thënë: Raundi i parë i negociatave midis Iranit dhe Zvicrës u mbajt me sukses në qytetin Bern me praninë e drejtorit të zyrës së presidentit të Iranit, ndërsa është rënë dakord ë këto negociata të vazhdojnë javën e ardhshme në Teheran. Mohamed Nehavendijan, drejtori i zyrës së presidentit të RII në kuadër të vizitës së tij në Evropë, dje (e enjte), përveç takimit me Johan Shtajder Aman, presidentin e Zvicrës, ka marrë pjesë edhe në takimin e Unionit të bankierëve të këtij vendi, për të shqyrtuar strategjitë e zgjerimit të marrëdhënieve bankare dhe financiare midis dy vendeve.