Rusia: Vendet evropiane janë të interesuara për zbatimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38035-rusia_vendet_evropiane_janë_të_interesuara_për_zbatimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Ambasadori i Rusisë në Teheran ka deklaruar se vendet evropiane janë të interesuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore, prandaj nuk duhet lejuar që Amerika të bëjë sabotime në zbatimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 03:08 Europe/Tirane
  • Rusia: Vendet evropiane janë të interesuara për zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Ambasadori i Rusisë në Teheran ka deklaruar se vendet evropiane janë të interesuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore, prandaj nuk duhet lejuar që Amerika të bëjë sabotime në zbatimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Levan Xhagarian ka thënë se marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, nuk është një marrëveshje mes të dy vendeve, por ajo është një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar mes gjashtë fuqive të botës dhe Iranit. Prandaj vendet e tjera nuk duhet të lejojnë që një vend të pengojë zbatimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare. Ambasadori i Rusisë në Teheran shtoi se marrëveshja bërthamore është konfirmuar edhe nga ANEA dhe ky institucion ndërkombëtar mbikëqyrë procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje ndërkombëtare. Irani deri më tani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Vendet perëndimore me në krye Amerikën duhet tu qëndrojnë besnik zotimeve të tyre dhe të zbatojnë angazhimet në kuadër të kësaj marrëveshje dhe jo të pengojnë zbatimin e kësaj marrëveshje me pretendime të pabaza. Ambasadori rus në Teheran vuri në dukje edhe protestën e Iranit ndaj Amerikës për moszbatimin e angazhimeve të këtij vendi në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha: "Irani ka të drejtë sepse pritet që marrëveshja bërthamore të zbatohet në mënyrë reciproke. Nëse do të dëmtohet marrëveshja bërthamore, të gjitha vendet do të pësojnë humbje, prandaj BN nuk duhet të lejojë që popujt të pësojnë një dëm të tillë".