Siguria në Azinë perëndimore, sfidë mes polemikave dhe konkurrencës ndër rajonale
Dje në Teheran ka nisur punimet konferenca e parë e sigurisë e quajtur “ Sistemi i sigurisë në rajonin e Azisë perëndimore”.
Konferenca është hapur me fjalimin e Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit dhe të Ali Shamkhani kryetar i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë analistë ekspertë dhe mendimtarë në fushën e sigurisë. Gjatë organizimit të konferencës fjalime mbajtën Ali Larixhani, ministri i jashtëm, i mbrojtjes, i brendshëm z. Velajeti kryetar i qendrës së hulumtimeve strategjike në asamblenë e përcaktimit të interesave dhe Qemal Kharazi kryetar i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit duke folur në ceremoninë e hapjes së konferencës së parë të sigurisë në Teheran, deklaroi se prania ushtarake perëndimore është burimi kryesor i terrorizmit në rajon. Në këtë konferencë që kryesohet nga admiral Ali Shamkhani, sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII, morën pjesë intelektualë, mendimtarë dhe analistë nga vendet e Azisë Perëndimore, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Z. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit, në fjalën e mbajtur në këtë konferencë deklaroi se Irani përkrah fuqishëm Irakun dhe Sirinë në luftën kundër ISIS dhe grupeve të tjera terroriste, të cilat janë krijesa të fuqive perëndimore që po i përdorin këto grupe për të shkatërruar vendet e rajonit të Azisë Perëndimore. Larixhani tha se ata që përpiqen të krijojnë përçarje mes shiitëve dhe sunitëve nuk besojnë aspak në Islam dhe janë armiqtë kryesorë të botës islame dhe të popujve myslimanë. Në këtë konferencë foli edhe ministri i jashtëm i RII z. Muhamed Xhavad Zarif, i cili theksoi se krijimi i rendit botëror të sigurisë duke injoruar rendin e sigurisë në Azinë Perëndimore, është i pamundur dhe shtoi se tashmë perëndimi nuk është më qendër e zhvillimeve të reja botërore dhe rendi i ardhshëm botëror do të formohet në bazë të zhvillimeve aktuale në Azinë Perëndimore. Amerika prej mëse një dekade ka hartuar planin e quajtur Lindja e Mesme e madhe me qëllim që të ndryshojë mënyrën e kontrollimit të vendeve të rajonit. Në vitin 2003 ky plan nisi të zbatohej me hapat e quajtura ndryshime dhe reforma ekonomike dhe politike në vendet e rajonit. Perëndimi është i mendimit se mos përkushtimi ndaj vendeve të rajonit në 60 vitet e fundit, është bërë shkak për krijimin e sfidave aktuale në Azinë perëndimore, mirëpo zbatimi i planit të hartuar nga perëndimi nuk çoi në rezultatin e kërkuar prej vendeve perëndimore. Mirëpo ashtu siç ka theksuar edhe Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, epoka e kolonializmave ka përfunduar dhe mospranimi i sundimi duhet të jetë një prej parimeve bazë të rajonit.