Ministria e jashtme e Iranit dënon sulmin ndaj kishës në Kajro
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar sulmin terrorist ndaj një kishe në rajonin Abasie të Kajros kryeqytet i Egjiptit.
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pas shprehu ngushëllimet për viktimat e këtij akti terrorist tha: Sulmet ndaj qendrave fetare bie ndesh me parimet e feve hyjnore dhe janë krejtësisht të dënueshme. Terroristët të cilët kanë sulmuar të krishterët që po përgatiten për festat e fund vitit, treguan edhe një herë se terrorizmi nuk njeh kufij, komb apo fe. Për të luftuar terrorizmin të gjithë popujt, etnitë dhe fetë pa asnjë dallim mes tyre duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Nga shpërthimi terrorit në kishën ortodokse Saint Mark në Kajro kryeqytetin e Egjiptit me dhjetëra persona janë vrarë dhe plagosur. Sipas burimeve lokale një grua ka shkuar me një çantë në dorë brenda kishës dhe menjëherë pas largimit të saj lënda ka shpërthyer. Ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar se nga ky sulm terrorist 23 persona kanë humbur jetën dhe 49 të tjerë u plagosën. Që nga koha e largimit të Muhamed Morsi nga pushteti, persona të panjohur e të armatosur shpeshherë sulmojnë forcat e policisë dhe të sigurimit.