Urdhrat e presidentit iranian drejtuar ministrit të jashtëm dhe kryetarit të AEAI
Pas miratimit të ligjit për sanksionimin e Iranit edhe për 10 vitet e ardhshme në Kongresin amerikan, presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani, u është drejtuar me nga një letër ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe kryetarit të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit.
Ashtu siç ishte parashikuar, këto letra konsiderohen përgjigja që Irani i ka dhënë shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës. Pas neglizhencës dhe shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës, sipas urdhrit të këshillit të sigurisë kombëtare dhe komitetit për monitorimin e marrëveshjes në fjalë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka dhënë urdhra të ndara për ministrin e jashtëm dhe kryetarin e Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit (AEAI). Sot presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, në një letër drejtuar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se duke pasur parasysh neglizhencën e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe duke pasur parasysh rinovimin e sanksioneve kundër Iranit, duhet të ndërmerren hapat e parashikuara më herët për tu përballur me shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe ndjekjen e çështjes në organet juridike ndërkombëtare. Në një letër tjetër drejtuar kryetarit të AEAI, z. Ali Akbar Salehi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dha urdhër për zgjerimin e programit paqësor bërthamor të Iranit në kuadër të zotimeve ndërkombëtare dhe duke bashkëpunuar me qendrat shkencore dhe hulumtuese të realizohet plani i përdorimit të teknologjisë bërthamore në sektorin e transportit detar. Hasan Ruhani gjithashtu dha urdhër për zbatimin e projektit për prodhimin e motorëve me karburant bërthamor. Ditë më parë Kongresi amerikan ka votuar pro rinovimit të sanksioneve 10-vjecare kundër Iranit, sanksione që do të vazhdojnë deri në vitin 2026. Letrat që presidenti Ruhani u dërgoi ministrit Muhamed Xhavad Zarif dhe kryetarit Ali Akbar Salehi, tregojnë qartë se Irani në asnjë mënyrë nuk pranon shkeljen e vijave të kuqe nga pala tjetër nënshkruese e marrëveshjes bërthamore. Ligji i miratuar nga Kongresi amerikan, ndoshta mund të jetë rezultat i pasojave të zgjedhjeve presidenciale, mirëpo ky ligj nuk është një çështje e vogël të cilën Irani mund ta anashkalojë. Ndoshta disa mund të thonë se ligji në fjalë nuk mund të jetë i zbatueshëm deri në kohën kur të marrë konfirmimin e presidentit amerikan, mirëpo sjellja e Amerikës në këtë mes është e papranueshme. Të tilla ligjeve, u duhet dhënë përgjigjja e duhur në bazë të vendimeve të marra më herët në KS të OKB dhe në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Sipas shumë analistëve dhe ekspertëve, shkelja e marrëveshjes bërthamore përpara se sa të dëmtojë Iranin, më shumë dëmton Amerikën dhe vendet e tjera nënshkruese, të cilët humbasin kredibilitetin e tyre në opinionin publik botëror dhe dëmtojnë rëndë kredibilitetin e Këshillit të Sigurimit të OKB. Me të tilla vendime, Amerika e ka detyruar Iranin që të ndjekë zgjerimin e programit të tij bërthamor në përputhje me të drejtat e tij legjitime. Këtë e vërteton edhe përmbajtja e letrave të presidentit Hasan Ruhani, i cili ka dhënë urdhër për prodhimin industrial të motorëve me karburant bërthamor për anijet e transportit detar. Më shumë se 90% e tregtisë së Iranit kryhet nëpërmjet transportit detar. Anijet tregtare të Iranit përdorin si lëndë djegëse naftën. Edhe pse nafta është një karburant me çmim të lirë mirëpo kohët e fundit vende si Amerika, Kina dhe Rusia anijet e tyre tregtare kanë nisur t’i pajisin me motorë me karburant bërthamor. Ky vendim i Iranit, për Amerikën përcjell mesazhin se bashkëveprimi në kuadër të marrëveshjes bërthamore është i dyanshëm dhe nëse pala tjetër shkel zotimet e veta, Irani nuk është i detyruar të zbatojë angazhimet e tij. Në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës apo nga ndonjë palë tjetër, Irani është i angazhuar për të ndërmarrë masa reciproke. Nga ana tjetër KS i OKB dhe komiteti ndërkombëtar monitorues i zbatimit të marrëveshjes bërthamore, si dhe ANEA duhet të japin përgjigje rreth shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës. Irani për krijimin e besimit, ka ndërprerë në mënyrë vullnetare zbatimin e programeve për progres në sektorin e energjisë paqësore bërthamore, mirëpo nga ana tjetër Amerika nuk zbatuar angazhimet e saj sa i përket sanksioneve të vendosura kundër Iranit. Zhvillimet aktuale ndryshojnë me ato të së kaluarës për arsye se kësaj here Irani i ka treguar botës së është pro bashkëbisedimit, dialogut dhe tolerancës ndërsa Amerika është shumë larg krijimit të besimit. Vendosja sanksioneve kundër Iranit nga ana e Amerikës, i jep të shkas qeverisë iraniane që të ngre padi kundër Amerikës në organet juridike ndërkombëtare.